Hani i Elezit 26.08.2011
Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës Fehmi Mujota dhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma inspektuan sot punimet në rrugën Hani i Elezit – Fshati Gorancë.
Ky projekt është njëri ndër projektet më të rëndësishme në komunën e Hanit të Elezit dhe në tërësi financohet nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej afro 2.5 milion Euro.
Projekti në fjalë tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe mund të konsiderojmë se janë kryer 90% e punimeve dhe se janë duke u kryer punimet në segmentin e fundit te lidhjes së rrugës me Hanin e Elezit tha përfaqësuesi i kompanis Arbotec, implementuese e projektit duke shpjeguar edhe disa vështërsi të cilat janë paraqitur gjatë implementimit të këtij projekti.
Edhe pse te kënaqur me cilësinë e punimeve Ministri Mujota dhe kryetari Suma kërkuan qe implementuesi ti respektoj me përpikëri afatet e parapara për te përfunduar me punimet ,dhe atë deri me 1 Tetorë ,ndryshe do të përballen me penaltit ndëshkuese të cilat janë të parapara me ligj,
Gjatë vizitës Ministri Mujota dhe Kryetari Suma kishin edhe një bashkëbisedim rasti me banorët e fshatit Gorancë të cilët dukshëm të entuziazmuar presin me padurim përfundimin e këtij projekti që është jetik për këta banorë.