Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, realizoi një vizitë pune në Komunën e Hanit të Elezit.
Qëllimi i vizitës ishte diskutimi lidhur me projekt-propozimin “Rregullimi i hapësirave turistike në fshatrat: Pustenik, Krivenik, Seçishtë, Paldenicë dhe Gorancë”, projekt ky i propozuar për bashkëfinancim nga MZHR-ja dhe Komuna e Hanit të Elezit, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e potencialit natyror të këtyre zonave.
Pas takimit, vizituam nga afër terrenin në të cilin synohet të realizohen ndërhyrjet e projektit, ku u njoftuan për gjendjen aktuale dhe nevojat e komunitetit lokal.
Ministri z. Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga Zëvendësministri z. Elldin Uglari, Drejtori i DPKZHR-së z. Ylber Çitaku dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga MZH