Hani i Elezit 16.04.2014
Në kuadër të aktiviteteve për gjenerim të të hyrave-skema e Mikro-kredive, Caritas Luxembourg së bashku me institucionin financiar jo bankar(IFJB) LESNA ka zhvilluar një aktivitet dhe partneritet për fuqizim të sektorit privat. Në kuadër të këtij aktiviteti, qëllimi është të ofrohen Mikro-Kredi me normë të interesit shumë më të ulët (prej 7%) nga IFJB”LESNA” në bashkëpunim me Caritas Luxembourg.
Shuma maksimale për një kredi është 5000 Euro.
Grupi i synuar janë individët të cilët janë të gatshëm për të filluar një biznes të ri ose të zgjërojnë biznesin e tyre ekzistues-jo më të vjetër se 3-vjet.
Ky aktivitet do të zbatohet në komunat e më poshtme:
-Kaçanik
-Hani I Elezit
-Viti
-Kllokot
Prandaj vetëm individët të cilët janë banorë të komunave të cekura më lartë dhe që kanë bizneset e tyre në ato komuna kanë të drejtë të aplikojnë për mikro-kredi.
Prioritet do t’i jepet:
-Aplikuesve me ide të reja (novatore) të biznesit.
-Bizneseve në sektorin e bujqësisë.
-Bizneseve të orientuar në prodhim dhe përpunim.
-Bizneseve të orientuara në mbrojtje të ambientit.
-Bizneseve të cilat kanë plan të bizneseve.
Bizneset të cilat janë të orientuar vetëm në tregti nuk do të përkrahet.
Aplikacionet për kredi merren dhe dorëzohen në zyre të Caritas Luxembourg në Ferizaj.
Aplikacionet pranohen dhe shqyrtohen në vazhdimësi-në parimin i pari vlerësohet i pari.
Për më shumë informacione ju lutem kontaktoni:
Caritas Luxembourg-Zyra përfaqësuese në Kosovë
Tel +381(0)290 329 300 dhe +381(0) 49 817 775
Adresa;Rr.ejup Rexhepi 9A, 70000 Ferizaj , Kosovë
LESNA- Dega Ferizaj
Tel : +381(0) 290 327 600
Adresa; Rr Ahmet Kaçiku,p.n.70000 Feriza,j Kosovë
LESNA- Dega gjilan
Tel;+381 (0) 280 326 315
Adresa;Rr.28 Nëntori p.n 60000 Gjilan, Kosovë
Ky aktivitet financohet nga Qeveria e Luxembourgut
Zyra për Informim
Thirrje për aplikim për ;
MIKRO-KREDI PËR GJENERIM TË TË HYRAVE