Hani i Elezit 08.03.2012
Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit ,Muzafer Dernjani i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenije Sociale, Safet Bushi në emër të ekzekutivit të komunës së Hanit të Elezit, uruan për këtë festë të rëndësishme për gruan dhe nënën si pjesë e barabartë dhe e rëndësishme e shoqërisë sonë.
Këtë mesazhë urimi ata e përcollën gjatë vizitës në QKMF ,,Menduh Kaloshi’’, për të uruar stafin e gjinisë femrore që përkundër festës së tyre duhej të jenë në detyrë.
Urojmë që ky 8 mars të sjellë begati juve dhe të gjithë motrave dhe nënave tona.
Zyra për Informim