Hani i Elezit 19.03.2012
Memorandumi i Mirëkuptimit i lidhur mes BEP-it i financuar nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës ,komunës së Hanit të Elezit dhe shkollës fillore të mesme të ulët ,,Kështjella e Diturisë” të fshatit Paldenicë si palë nënshkruese ,do të kënë për qëllim interesin e përbashkët në përkrahjen e përmirësimit të cilësisë së arsimit duke ofruar trajnime për ngritje profesionale për drejtorët e shkollave ,mësimdhënës,dhe persona tjerë të përfshirë në arsim.
Palët do të punojnë në partneritet për :
-Themelimin e një Qendre për Ngritje Profesionale (QNP) në kuadër të shkollës ,,Kështjella e Diturisë”që do të jetë në shfrytëzim për të gjitha aktivitetet për ngritje profesionale të DKA-së dhe shkollave brenda komunës.
– Krijimi i një koleksioni të resurseve të teknologjisë arsimore brenda QNP-së për përdorim nga mësimdhënësit dhe nxënësit brenda komunës.
-Themelimi i një klase të shekullit 21 për mësimdhënie në shkencë dhe teknologji si model për shkollat tjera.
-Ofrimi i aktiviteteve për ngritje profesionale
-Krijimin e planit trevjeçarë zhvillimorë për mësimdhënësit
-Zhvillimin e sisitemit për mirëmbajtjen e kompjuterëve dhe përfshirja e TIK-ut në planin arsimorë të Komunës
-Ofrimin e materialeve trajnuese dhe udhëzuesve për personelin dhe nxënësit .
Palët u dakorduan që të përkushtohen në realizimin në tërësi të këtij ,,Memorandum Mirëkuptimi” i cili do të zgjasë deri në shtatorë të vitit 2015 duke u zotuar që të përmbushin të gjitha obligimet që dalin nga ky dokument.
Memorandumin e Mirëkuptimit e nënshkruan,në emër të komunës së Hanit të Elezit kryetari i komunës Rufki Suma ,nga BEP-USAID-i Keith Prenton Udhëheqës i Programit dhe Emrush Dernjani ,Drejtorë Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ,,Kështjella e Diturisë” Paldenicë.
Zyra për Informim.