Hani i Elezit 10.06.2013
Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e parë të jashtëzakonshme për vitin 2013 me këtë rend të punës:
1. Miratimi i propozim vendimit për rishikimin e buxhetit për vitin 2013.
2. Propozim vendim për zgjerim të projekteve kapitale.
Kryesuesi i kuvendit të komunës Menduh Vlashi në hapje të takimit tha kjo mbledhje është ftuar si mbledhje e jashtëzakonshme duke u bazuar në shkresën e marrë nga MEF-i që kërkon nga komunat e Kosovës që të kryejn rishikimin gjashtëmujorë për propozim të transferve brenda dhe ndërmjet programeve buxhetore.Kryesuesi Vlashi tha se në përgjigjeje të kësaj kërkese edhe ekzekutivi i Komunës së Hanit të Elezit ka realizuar këtë obligim duke bërë rishikimet e nevojshme të buxhetit dhe projekteve të planifikuar për të cilën ky kuvend duhet të shqyrtojë dhe të vendosë.
Komuna e Hanit të Elezit ka bërë të gjitha përgatitjet për rishikim të buxhetit për vitin 2013, nëpër kategoritë ekonomike të shpenzimeve: paga dhe meditje dhe shpenzime kapitale.
Rishikimi i mjeteve në total është në shumë prej 155,873.14€, ku transferet janë në kategorinë paga dhe mëditje në shumë prej 22,115.00€ dhe shpenzime kapitale në shumë prej133,758.14€.
Me rishikim e buxhetit është propozuar edhe shtimi i projekteve kapitale për realizim dhe atë:
-Matja dhe regjistrimi i rrugëve publike të komunës së Hanit të Elezit
-Riparimi i infrastrukturës së Objektit të QKMF “ Menduh Kaloshi”
Pas një debati gjithëpërfshirës lidhur me propozimet e prezantuar këshilltarët e komunës miratuan propozimin e ekzekutivit për rishikimin e buxhetit për vitin 2013 duke instituar që listës së projekteve kapitale ti shtohen edhe kubëzimi i dy rrugëve dhe atë në fshatin Dimcë dhe Lagje të Re.
Zyra për informim