Hani i Elezit 15.09.2011
Mbledhje e Nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa sot kishte rastin që me një simbolikë të shënojë e 15 Shtatorin Ditën e Demokracisë.
Zyra e OSBE-së në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Menduh Vlashin ,për nderë të kësaj dite vendosën që të ftohen si mysafir në seancën e Komitetit për Politikë dhe Financa,qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit me aftësi të kufizuara, që kësaj grupe të ju mundësohet që për së afërmi të shohin se si zhvillohet një seancë e kësaj trupe të kuvendit komunal dhe se si rrjedhin proceset e vendimmarrjes në Kuvendin Komunal.
Edhe pse mbledhjet e Kuvendit Komunal janë gjithmonë të hapura u vendos që me këtë rast të ftohen anëtarët e Hendikosit,të cilëve me një fjalë rasti iu drejtuan Kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Vlashi i cili me këtë rast tha se në këtë ditë të shënuar, ndjenë kënaqësi të veçantë që sot të jenë prezent kjo grupë e qytetarëve tanë ,dhe mundësi që për së afërmi të shohin procesin e vendimmarrjes në komitete,duke i ftuar me këtë rastë që edhe ata të jenë pjesë aktive e shoqërisë .
Nënkryetari i Komunës Muzafer Dernjani duke iu drejtuar mysafirëve tha se Komuna e Hanit të Elezit është duke bërë çdo gjë brenda mundësive që kësaj grupe të qytetarëve të ju ndihmojë në mënyra të ndryshme ,por një herit kërkoi edhe nga ata që me ide e projekte të kontribuojnë si në zhvillimet e përgjithshme në komunë dhe për nevojat specifike për këtë kategori të qytetarëve.
Zyrtari i OSBE-së Ihar Khadasevich duke falënderuar Kuvendin Komunal për këtë mundësi të dhënë që sot të jetë pjesë e një ngjarje të veçantë,tha se shoqëria duhet të përkrahë këtë kategori të qytetarëve që ata ta ndiejnë veten tërësisht pjesë integrale e shoqërisë,të dëgjohet zëri i tyre dhe të iu përgjigjen kërkesave të tyre .
Zyra për Informim