Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Veli Ballazhi” e fshatit Gorancë të komunës së Hanit të Elezit me një solemnitet rasti shënon përvjetorin e dhjetë të riemërimit me emrin e Dëshmorit të luftës së UÇK-së Veli Ballazhi.
Përfaqësues të institucioneve publike anëtarë të familjes së Dëshmorit Veli Ballazhi, përfaqësues të Policisë së Kosovës, të institucioneve shkollore, banorë të fshatit Gorancë, arsimtarë e nxënës, ishin tubuar sot në hapësirat e kësaj shkollë që me një manifestim rasti të përkujtojnë veprën e dëshmorit Veli Ballazhi dhe për të prezantuar të arriturat e këtij institucioni të rëndësishëm shkollorë të Komunës së Hanit të Elezit.
Duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke ju uruar mirëseardhje në këtë datë të shënuar, Drejtori i shkollës z.Faruk Berisha tha se ka nderin që në emër të kësaj shkolle të përshëndes me respektin më të madhë familjen e dëshmorit emrin e së cilës e mbanë kjo shkollë dhe të gjithë të pranishmit të cilët me pjesëmarrjen e tyre nderuan këtë shkollë.
Në vazhdim z.Berisha tha se kjo Shkollë funksionon me kushte shumë të mira për zhvillimin e procesit edukativo arsimorë falë shumë investimeve të cilat janë realizuar si nga donacionet e Komisionit Evropian por edhe me investimet e komunës së Hanit të Elezit tha z. Berisha.
Pjesëmarrësit e këtij manifestimi në emër të familjes së Dëshmorit Veli Ballazhi i përshëndeti z.Fehmi Ballazhi duke ju uruar Diten e Shkollës,tha se dëshmoret dhanë jetën e tyre qe ne sot ta gëzojm lirin por edhe ne që jemi te gjallë duhet të punojmë sa më shumë dhe ta ruajmë lirin e mos të shkelim mbi gjakun e dëshmorëve dhe për të punuar ne na duhet te jemi të bashkuar si dëshmorët në ditët e vështira të luftës në ato bjeshkë të Pashtrikut e në malet e Puseve te Nikës.
