Me ftesë të kryetarit të Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, ishim në vizitë dy ditore në qytetin e bukur të Kavajës, ku u ndjemë si në shtëpinë tonë me mikëpritjen bujare dhe me të gjitha motivet kombëtare.
Me rastin e vizitës në Kavajë, nën tingujt e nderimit, bëmë homazhe tek busti i Dëshmorit të Kombit, Indrit Cara – Ushtar Kavaje, i cili la shtetin e Anglisë për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën petkun e uniformës së të cilës ra dëshmor, me 31 mars 1999, kur ishte vetëm 27 vjeçar.
Si shenjë e lidhjes së miqësisë dhe bashkëpunimit në fushën e kulturës, sportit, turizmit dhe në përgjithësi për bashkëpunim ndërkomunal për të nxitur projekte të përbashkëta në interes të dy qyteteve tona, mbollëm “Pemën e Miqësisë”, e cila mban emrin e qytetit tonë, “Pema e Hanit të Elezit”.