Më 24 Mars 1999, SHBA dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) filluan sulmet ajrore kundër Jugosllavisë me bombardimet e pozicioneve ushtarake serbe në Kosovë. Ishte ndërhyrja më e madhe e Aleancës së Atlantikut të Veriut në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e demokracive perëndimore për të kundërshtuar diktatorin Sllobodan Millosheviç, i cili për përdori dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrime etnike anë e mbanë Kosovës.
Mirënjohje përjetësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit kryesor të Kosovës