Me hyrjen në fuqi të Rregullores (QRK) – Nr. 01/2025 për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, sot u realizua një takim me akterët kontribues të këtyre natyrave, si Qendra për Punë Sociale, drejtoritë komunale përkatëse të shëndetit dhe arsimit, OSBE, policia, shërbimi mjekësor, OJQ “My Home”, si dhe institucione të tjera të drejtësisë.
Në këtë takim, u shqyrtua Rregullorja e re, dhe u potencua rëndësia e saj në parandalimin dhe trajtim të rasteve, pra qëllimi kryesor i Rregullores është të sigurojë një reagim të koordinuar, efikas dhe të qëndrueshëm në mbrojtje të viktimave të dhunës dhe parandalimin e saj në nivel lokal.