Kryetari i Komunës e Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Zyrtarë nga Programi e Mbështetjes së Planifikimit Hapsinorë Komunal (MuSPP), i financuar nga shteti Suedez përmes Sida-s dhe implementuar nga UN HABITAT-i, nënshkruan sot edhe një “Marrëveshje Bashkëpunimi”
Kësaj rradhe përfituese nga kjo marrëveshje do të jenë fshatrat Gorancë dhe Paldenicë.
Me këtë “Marrëveshje Bashkëpunimi” palët janë dakorduar që të bashkëfinacojnë në realizimin e “Projektit për rregullimin e hapësirave publike në Paldenice dhe Gorancë”.
Projekti për rregullimin e hapësirave publike në Paldenice dhe Gorancë është dizajnuar nga ekipi komunal i planifikimit dhe zyrtari i planifikimit lokal të MuSPP/UN-HABITAT gjatë së cilës ka pasur disa takime me komunitetin lidhur me identifikimin dhe përzgjedhjen e projektit, si dhe pas konsultimeve mes Komunës dhe UN-HABITAT, me ç’rastë është rënë dakord për të implementuar këto projekt propozime për përmirësimin e gjendjes brenda këtyre dy fshatrave.
Projekti do të përmbajë rregullimin e kroit publik së bashku me hapësirën përreth dhe qasjen drejt fshatit Paldenicë dhe vendbanimet tjera si dhe dhe rregullimin e hapësirës në qendrën e fshatit Gorancë së bashku me rregullimin e rrugës unazore. Të gjitha hapësirat e rregulluara do të ofrojnë banorëve të këtyre fshatrave si dhe të gjithe qytetarëve ofrimin e hapësirave të reja të rregulluara. Gjelbërimi si dhe mobileria urbane do të jenë elemente përmbajtësore të projektit në të dy lokacionet, duke përfshirë edhe rrugët për qasje të rregulluar urbane në Paldenicë dhe unazorja në Gorancë.
Projekti planifikohet të kushtojë rreth 78.126.00 euro dhe do të bashkëfinancohet nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Programi i Mbështetjes së Komunave Kosovare në Planifikm, implementuar nga UN Habitat-i dhe financuar nga Programi Suedez për Zhvillim.
Për Komunën e Hanit te Elezit dhe Programi i Mbështetjes së Komunave Kosovare në Planifikm implementuar nga UN Habitat-i dhe financuar nga Programi Suedez për Zhvillim, ky është projekti i dytë të cilën e bashkëfinacojnë në vitin 2014, nga se me këtë program është duke u realizuar edhe “Projekti i rregullimit të rrugës nga Shkolla Fillore “Ilaz Thaç” deri të Dheu i Bardhë” me kosto financiare prej 62.065.oo€ e cila është duke u realizuar nga Kompanija “KRAS” nga Hani i Elezit dhe pritet të përfundojë së shpejti.
Zyra për informim