Hani i Elezit 21.10.2014
Amici dei Bambini mbështet Qendrat për punë sociale rreth STREHIMIT FAMILJAR me projektin Kosovë AID 9497 “Forcimi i shërbimeve për motive familjare, në favor të fëmijëve në Qendrat për Punë Sociale në Kosovë”, me partnerë tre ministritë: Ministrinë e Mirëqenies Sociale/Departamentin e Mirëqenies Sociale si partner kryesor Ministrinë e Shëndetësisë/Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore; Ministrinë e Arsimit/Departamentin e Arsimit Parauniversitar, me një kohëzgjatje tre vjeçare si dhe me bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me kolegjiumin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale në kuadër të Asociacionit të Komunave.
Në kuadër të aktiviteteve të saj ofron mbështetje tek Qendrat për Punë Sociale në krejt Kosovën e në këtë rast edhe në Han të Elezit. Qëllimi i kësaj fushate është që të afrohen dhe lajmërohen familjet ne komunen tuaj rreth mikërpitjes së përkohshme të fëmijëve jashtë familjes. Qëndrimi i tyre në periudhën e pritjes duhet të jetë në ambient familjar deri sa të behet zgjedhja e statusit të tyre nga shërbimet sociale. Pra fëmiju qëndron në një familje të përkohshme ku edhe socializohet dhe rritet në ambient familjar.Për cdo gje mund te kontaktoni ne Qendrën për Punë Sociale në komunën tuaj.
Lexo më shumë për strehimin familjar: www.strehimifamiljar.org