Mora pjesë në organizimin e Federatës së Mundjes së Kosovës dhe në bashkëpunim me Klubin e Mundjes “Sharri” dhe Klubin e Mundjes “Dardania” nga Hani i Elezit u mbajt Turneu Mbarëkombëtar i Mundjes “Feriz Guri” në sallën e sportit në ShFMU “Kështjella e Diturisë” në Paldenicë, ku morën pjesë 75 mundës dhe mundëse nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Mundësi më i mirë u shpall Egzon Xhoni nga Hani i Elezit dhe mundësja më e mirë u shpall Kanita Spahija nga Kaçaniku, ndërsa mundësi më i mirë nga jashtë u shpall Abdylaziz Azizi nga Shkupi dhe mundësja më e mirë është Tamara Cvetkoska nga Prilepi.
Suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe urime fituesve!