Këshilli komunal për siguri në bashkësi mban takimin e pestë të rregullt për vitin 2012.
KKSB-ja analizoi gjendjen e përgjithshme të sigurisë për muajin maj me që rastë u konstatua se nuk kishte ndonjë ngjarje apo incidentë me të cilët është cenuar gjendja e përgjithëshme e sigurisë.
Samet Ballazhi ,nga nënstacioni policorë i Hanit të Elezit , tha se gjatë muajit maj janë evidentuar vetëm katër raste , që nuk kanë ndikuar në gjendjen e sigurisë në komunë.
E veçanta e këtij takimi ishtë prezenca nga Njësia ndërlidhëse për reagim në kriza të FSK-së.
Kapiten Ali Vishi tha se qëllimi i vizitës dhe takimi me Drejtorin e DSHPE-së Rufat Shkreta ishte shkëmbimi i informatave për vendet të cilat paraqesin rrezik potencial,për fatkeqësi natyrore apo fatkeqësi tjera.
Z. Vishi tha se kjo njësi është duke përdorur Modelin e Vlerësimeve të Rreziqeve,model ky që do të ju mundësonte komunave që të bëjnë vlerësimet e hershme si dhe identifikimi i rreziqeve të mundëshme.
Duke u bazuar në vlerësime reale, komunat mundë të parishikojnë edhe mundësitë si dhe kapacitetin vetanak për të menagjuar me situata krize.Me këtë rastë z. Vishi përmendi edhe Komunën e Hanit të Elezit si një rastë i mirë që bëri vlerësimet e duhura dhe ishte e vetmja komunë e cila në krizën e dimrit të këtij viti nuk kërkoi ndihmën e FSK-së.
Në këtë takim ishte prezent edhe Oficer Hollger nga Danimarka ,të cilët ndihmunan dhe trajnuan njësin ndërlidhëse për reagim në kriza të FSK-së .
Në takim kryetari i komunës Rufki Suma njoftoi të pranishmit se nga 1 Qershori fillon ,,Java Kulturore” e cila do të zgjasë deri më 11 Qershorë, Ditën e Qlirimit të Hanit të Elezit.Ai me këtë rastë tha se shtimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore gjatë kësaj kohe kërkon edhe angazhim më të madhë të institucioneve shkollore dhe të komunës . Z. Suma tha se tashmë eshtë gati agjenda e aktiviteteve të planifikuara dhe plani operacional,duke kërkuar angazhim më të shtuar të Policisë së Kosovës ,sidomos në datën e mbajtjes së Krosit të Atletikës .
Zyra për Informim