Sot, nën organizimin e Drejtorisë së Urbanizmit, u realizua shqyrtimi kryesor për Draft Planin Zhvillimor Komunal 2025-2033, i cili do të jetë i hapur 30 ditë nga mbajtja e shqyrtimit publik, pra deri me datën 15 maj.
Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) është plan strategjik, i cili mbulon tërë territorin e komunës, duke përfshirë zonat urbane dhe fshatrat brenda komunës. PZHK është plan shumë sektorial që përcakton qëllimet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor.
Ky draft plan ka kaluar nëpër disa procese, duke filluar nga themelimi i grupit drejtues dhe punues, mbledhja e të dhënave nga institucionet relevante dhe në terren, të dhëna të rishikuara dhe analizuarq në GIS System, krijimi i databazës, etj.
Komuna e Hanit të Elezit ka mbajtu procesverbal për këtë shqyrtim publik, ku do të evidentohen të gjitha rekomandimet, propozimet, sugjerimet dhe komentet e pjesëmarrëse, gjithashtu drejtoria dhe zyret përkatëse do të jenë në gatishmëri për të mirëpritur propozimet, rekomandimet e komentet e personave të tjerë përmes paraqitjes me email zyrtar, mesazhe në platformat zyrtare, si dhe kërkesat e parashtruara përmes Qendrës për Shërbimin e Qytetarëve.
Komuna e Hanit të Elezit falënderon të gjithë kontributdhënësit m ea hartim të draftit të PZHK-së, si dhe pjesëmarrësit në shqyrtim publik.