Sot u mbajt dëgjimi i fundit buxhetor në kuadër të procesit të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, nën organizimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal z. Florim Shkreta. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës z. Mehmet Ballazhi.
Takimi u hap me fjalën hyrëse të Kryesuesit të Kuvendit z. Shkreta, i cili theksoi rëndësinë e organizimit të dëgjimeve buxhetore dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në procesin e planifikimit buxhetor. Më pas, fjalën e mori Kryetari i Komunës, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe ritheksoi angazhimin e komunës për të reflektuar në planifikim propozimet që dalin nga komuniteti. Në fund, Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave mbajti një prezantim gjithëpërfshirës për planifikimin buxhetor dhe prioritetet për vitet në vijim.
Qytetarët patën mundësinë të paraqesin propozimet e tyre për projekte që i konsiderojnë më të leverdishme dhe të rëndësishme për këtë fshat dhe komunitetin në tërësi.
Edhe pse me këtë takim përmbyllet cikli i dëgjimeve buxhetore për këtë vit, qytetarët që nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në dëgjime, por që kanë ide apo propozime për projekte, mund t’i drejtohen komunës përmes emailit zyrtar: lindita.ballazhi@rks-gov.net
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin e dhënë dhe angazhimin e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm për të ardhmen e komunës sonë.
Së bashku, le t’i jetësojmë projektet tona!