Mbahet debat publik mbi objektet (zonat) natyrore të Hanit të Elezit që propozohen nga Instituti për Mbrojtjen e e Natyrës për mbrojtje.
Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Instituin për Mbrojtjen e Natyrës kanë hartuar elaboratin mbi karakteristikat natyrore të Hanit të Elezit, si dhe janë evidentuar 8 objekte apo zona me rëndësi trashëgimire, mirëpo nga këto, 5 prej tyre janë propozuar që me ligj të futen në mbrojtje, dhe këto zona të propozuara janë:
1. Parku dhe Ujëvara në Han të Elezit
2. Kanioni në fshatin Dremjak
3. Trungu i Bungëbundës në fshatin Dremjak
4. Trungu i Bungëbundës në fshatin Gorancë
5. Kepi i gjatë dhe burimi i ujit në fshatin Pustenik
Përveç evidentimit të zonave që i plotësojnë kriteret për mbrojtje, gjatë këtij hulumtimi janë evidentuar edhe veçori tjera të Komunës së Hanit të Elezit, si flora, fauna, vegjetacioni, hidrografia, karakteristilat gjeologjike, etj.
Falënderoj pjesëmarrësit për kontributin e tyre gjatë debatit!