Komiteti Konsultativ për Arsim,Shëndetësi dhe Mirëqenieje Sociale e Komunës së Hanit të Elezit organizoi një takim këshillues më maturantët në mënyrë që të ju ofrojë informatat e nevojshme lidhur me përzgjedhjen e drejtimeve për regjistrim në fakultetet e Republikës së Kosovës.
Elvira Bushi dhe Amir Bushi anëtarë të këtij komisioni thanë se qëllimi i këtij takimi është që para jush të prezantojmë gjendjen momentale të strukturës kadrovike në komunën e Hanit të Elezit si dhe në cilat fusha ka mungesa dhe për të cilat ka perspektiva më të mira për të ardhmen.
Për të prezantuar me gjendjen momentale ishte i ftuar kryetari i komunës Rufki Suma ,i cili tha se me shumë kënaqësi kam pranuar që të prezantojë në këtë takim në mënyrë që të bashkëbisedojmë se cilat janë planet e komunës për një të ardhme më afatgjate dhe cilat do të jenë nevojat e kadrovike të komunës së Hanit të Elezit.
Përzgjedhja e profesionit është e drejtë individuale e secilit prej jush ,tha z. Suma duke iu drejtuar nxënësve , mirëpo ndjej obligim që para jush të prezantoj se cilat janë mundësit reale dhe nevojat momentale të komunës së Hanit të Elezit për disa drejtime të cilat për momentin janë deficitare dhe mundë të ofrojnë perspektivë për një punësim të shpejtë.
Duke iu referuar analizave të drejtorive përkatëse ,si dhe Planeve Zhvillimore të cilat i ka hartuar komuna e Hanit të Elezit,kemi konstatuar se në disa sektorë tashmë kemi tepricë të kuadrove ,ndërsa për sektorë siç janë drejtimet e prodhimit,kadastër,gjeodezi,arkitekturë,ndërtimtari si dhe për drejtimet të shkencave natyrore ka nevojë për kuadro si dhe ka perspektivë për një punësim më të shpejtë.
Pa qëllim që me këto këshilla tona të ndikojmë në vendimet e juaja ,megjithatë po ju këshillojmë që të hulumtohen ato drejtime të cilat në një konkurrencë të tregut të punës juve do të ju afrojnë më shumë përparësi.
Sigurisht se do të ishte mirë që këto kontakte të jenë më të shpeshta në mënyrë që edhe ne si institucione të kemi një pasqyrë të numrit të studentëve dhe në cilat drejtime ata studiojnë,dhe këtë mundë ta bëni duke u organizuar në union të studentëve apo formë tjetër të cilën ju e preferoni dhe në këtë mënyrë mundë të bashkëveprojmë në të mirë të dyanshme.
Komuna e Hanit të Elezit edhe përkundër buxhetit të vogël është një ndër komunat e pakta në Kosovë e cila për çdo vit ndanë nga 20 bursa për studentë,ndërsa së shpejti do ta keni edhe Bibliotekën e qytetit të cilën jemi duke e furnizuar me literaturë e cila kryesisht do të ketë tituj që kemi menduar të jetë në shfrytëzimin e juaj .
Duke uruar shëndet e suksese në sfidat që i presin ,kryetari i komunës Rufki Suma tha se komuna si institucion do të jetë gjithmonë në përkrahjen e të gjithë atyre që me punë e suksese do të dëshmojnë veten .
Zyra për Informim