.Hani i Elezit 20.05.2012
Gjenerata e 16-të e maturantëve të shkollës së mesme ,, Dardania “ nga Hani i Elezit sonte festojnë mbrëmjen e tyre të maturës.
Përcjellja e maturantëve nga familjarët ,shokët e miqtë e tyre në natën më të gjatë dhe më të hareshme, tashmë ka vite që është bërë traditë na Han të Elezit.
Nën përkujdesje të stafit arsimorë dhe kujdestarë të angazhuar për këtë ditë ,175 maturantët e gjeneratës 2011/12, parakaluan nga shkolla e mesme ,,Dardania” rrugëve të qytetit për të përshëndetur të gjithë ata që sot ishim mbledhur për këtë rast.
Ata para shtëpisë së Kulturës ,,Imri Curri “ organizuan një manifestim rasti për të vazhduar festën e tyre në Restorantin ,,Alba-Oil” .Për natën e tyre më të gjatë do të përkujdeset këngëtari i mirënjohur Aziz Murati.
Në emër të komunës së Hanit të Elezit urojmë për këtë gjeneratë suksese ne jetë dhe arritjen e qëllimeve të tyre të mëtutjeshme.
Zyra për Informim