Marshi i Paqes “Bllaca 99” , marsh përkujtimor në kujtim të sakrificave të shqiptarëve në Bllacë, gjatë prillit 1999.
Në prag të 26 vjetorit të shënimit të eksodit “Bllaca 99”, sot Unioni i Shoqatave Bjeshkatare të Maqedonisë dhe Instituti për Krimet e Luftës, në mbështetje të shumë shoqatave shqiptare të Kosovës, Shqipërisë, Preshevës dhe pjesëmarrës të tjerë, realizuan marshin përkujtimor në nderim të eksodit të shqiptarëve të Kosovës në prill të vitit 1999, ku u dëbuan dhunshën rreth 440 mijë shqiptarë nga trojet e tyre, të cilin unë e quaj holokaust të shqiptarëve.
Marshi u zhvillua nga Kaçaniku, në terren të lehtë malor, deri tek Parku Memorial “Bllaca 99” në Han të Elezit, në një gjatësi rreth 11km.
Falënderoj Unionin e Shoqatave Bjeshkatare dhe gjithë pjesëmarrësve për iniciativën dhe kontributin e tyre.