Hani i Elezit 26.09.2013
Komuna e Hanit të Elezit dhe projekti Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim (LOGOS) vazhdojnë bashkëpunimin shumë të suksesshëm me marrëveshje të reja të bashkëpunimit.
Me marrëveshjet e reja të nënshkruara nga kryetari i komunës Rufki Suma dhe z.Norbert Pijls Kordinatorë i Projekteve, Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim (LOGOS) do të realizohen projektet :Financimi për pajisjet e teknologjisë informative për Qendrën për Shërbime për Qytetarët si dhe projekti për financimin për pajisjen me inventarin e nevojshëm për Qendrën për Shërbime për Qytetarët.
Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve komuna e Hanit të Elezit do ti marrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbatuar të gjitha aktivitetet e për të realizuar objektivin e projektit për funksionalizimin sa më të shpejtë të Qendrës për Shërbimin e Qytetarëve.
Kontributi financiarë i LOGOS-it për komunën e Hanit të Elezit për realizimin e këtyre projekteve është afër 20.000.oo dhe do të realizohet gjatë muajit tetor.
Zyra për Informim