Sot, Nënkryetari i Komunës z.Dernjani ishte pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes së grantit me Këshillin e Evropës, në kuadër të projektit për forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe qeverisjes lokale.
Ky grant do t’i mundësojë Komunës së Hanit të Elezit të zbatojë iniciativa konkrete që rrisin transparencën, përfshijnë të rinjtë në krijimin e zgjidhjeve digjitale dhe fuqizojnë rolin e grave në udhëheqje.
Falënderoj Këshillin e Evropës për bashkëpunimin dhe mbështetjen për komunën tonë.