Hani i Elezit 08.05.2014
Komuna e Hanit të Elezit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përmes
“Marrëveshjes së Mirëkuptimit”
janë pajtuar që të bashkëfinancojnë projektin “Asfaltimi i rrugës Paldenicë- Dërmjak”
Sipas marrëveshjes së mirëkuptimit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë përcaktuar obligimet reciproke për realizimin e këtij projekti.
Për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugës Paldenicë- Dërmjak” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka ndarë 110.000.oo €, ndërsa Komuna e Hanit të Elezit obligohet që të plotësojë pjesën tjetër për realizimin në tërësi të projektit.
Pagesat për finanacimin e projektit nga MAPL-ja do të bëhen në pajtim me realizimin e punimeve ndërsa në anën tjetër Komuna e Hanit të Elezit obligohet që të krijojë kushtet e nevojshme dhe të ndërmerr të gjitha masat që projekti të ralizohet me kohë si dhe të sigurojë specifikacionet teknike të projektit.
Zyra për Informim