Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komuna e Hanit të Elezit nënshkruan “Marrëveshje të Mirëkuptimit” për të bashkëfinancuar projektin e ndërtimit të serave për kultivimin e perimeve në zonat rurale për zhvillim të bujqësisë në mjediset e mbrojtura.
Komuna e Hanit të Elezit si bartëse e projektit dhe komuna e Kaçanikut si partnere në këtë projekt kanë identifikuar këtë projekt për të aplikuar në fondin për Zhvillim Ekonomik Rajonal – Lindje dhe janë dakorduar që udhëheqëse e projektit të jetë komuna e Hanit të Elezit, ndërsa Komuna e Kaçanikut partnere duke u zotuar se do të jetë e përkushtuar gjatë gjitha fazave të implementimit të projektit përmes një bashkëpunim të ngushtë ndër-komunal.
Ky projekt është në përputhje me Strategjinë për Zhvillim Ekonomik të të dy komunave me qëllim të përmirësimit të kushteve për bujqit në bazë të cilave do të ngritet edhe niveli i zhvillimit të bujqësisë si veprimtari ekonomike dhe fitimprurëse .
Me këtë projekt parashihet ndërtimi i serave për kultivimin e perimeve të mbrojtura përmes të cilave popullata në komunat respektive dhe më gjërë të mundë të furnizohen me perime të freskëta dhe të krijojë të hyra për bujqit që do të angazhohen në këtë veprimtari.
Implementimi me sukses i këtij projekti do të ndikojë edhe në vetëdijesimin dhe nxitjen e pronarëve posedues të pronave bujqësore në punimin e tokës, zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe ngritjen e zhvillimit ekonomik si qëllim kryesorë .
Me këtë “Marrëveshje Mirëkuptimi”, MAPL-ja do të financon këtë projekt me 70.000.oo € ku përfituese në mënyrë të barabartë do të jenë komuna e Hanit të Elezit dhe komuna e Kaçanikut.
Marrëveshjen e Mirëkuptimit e nënshkruan në emër të MAPL-së Zëvendës Kryeministri dhe Ministër i MAPL-së z.Slobodan Petrovic ndërsa në emër të bartësit të projektit Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit z. Rufki Suma
Zyra për Informim