Hani i Elezit 20.04.2013
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komuna e Hanit të Elezit, nënshkruan “Marrëveshje të Mirëkuptimit“ për të realizuar projektin “Asfaltimin e rrugës së të përndjekurve”
Sipas kësaj marrëveshje të mirëkuptimit, MAPL-ja do të financojë në realizimin e këtij projekti në vlerë prej 100.000.00 €, ndërsa komuna e Hanit të Elezit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti duke siguruar tërë dokumentacionin e nevojshëm dhe specifikacionet teknike.
Me këtë marrëveshje palët nënshkruese janë zotuar që projekti do të realizohet brenda vitit 2013.
Duke u deklaruar lidhur me këtë marrëveshje, kryetari Suma tha se pas realizimit të projektit të shtrimit të rrjetit të kanalizimit i cili është realizuar në këtë rrugë vitin e kaluar, asfaltimi i kësaj rruge është vendosur ndër projektet prioritare për realizim për këtë vit. Duke shpresuar se ky projekt do të realizohet në afatin sa më të shpejtë, kryetari Suma tha se Rruga e të Përndjekurve e cila lidh segmentin rrugorë prej Urës së Fejzës deri te Ura e Seqishtes, do të krijojë një unazë funksionale dhe një projekt të rëndësishëm infrastrukturorë për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit.
Zyra për Informim
Sipas kësaj marrëveshje të mirëkuptimit, MAPL-ja do të financojë në realizimin e këtij projekti në vlerë prej 100.000,oo euro, ndërsa komuna e Hanit të Elezit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti duke siguruar tërë dokumentacionin e nevojshëm dhe specifikacionet teknike.