Hani i Elezit 23.06.2011
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti sot në një takim pune Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin i Ministrisë së Pushtetit Lokal z.Slobodan Petrovic .
Temë e bashkëbisedimit ishin problemet me të cilat ballafaqohen komunat në fushat që janë përgjegjësi e pushtetit lokal.
Duke bërë një pasqyrë të shkurtë mbi të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat po kalon komuna e Hanit të Elezit,kryetari i Komunës Rufki Suma tha se Komuna e Hanit të Elezit për vite me radhë ka pasur bashkëpunim të mirë me MAPL-n dhe se fuqishëm beson se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Komuna e Hanit të Elezit eshtë Komunë e re dhe se ne këtë fazë përkrahja e institucioneve qendrore është më se domosdoshme,sidomos në fushat e funksionaizimit të shërbimeve për qytetarë duke përmendur si nevojë urgjente hapjen e zyrës së regjistrimit civil që do të kompletonte gamën e shërbimeve që komuna ofron për qytetarët,duke potencuar se komuna brenda mundësive të veta ka investuar në kompletimin e hapësirave të nevojshme për këto shërbime.
Si problem tjetër që u potencua ishte edhe numri i vogël i stafit të administratë që kushtëzon angazhim maksimal të shërbyesve civil, dhe që nuk është në përputhje me nevojat minimale për funksionim normal të një administrate komunale.
Duke përgëzuar kryetarin e komunës për angazhimin e tij që edhe në këto kushte ekzekutivi i komunës po mundohet që të kryej funksionimin normal në shërbim të qytetarëve ,z.Petroviq tha se me shumë kënaqësi ka udhëtuar sot për ta vizituar këtë komunë dhe për të parë për së afërmi se në cilat fusha dhe probleme mund të bashkëveprojnë,sidomos duke pas parasysh se Hani i Elezit është qytet që shtrihet tërësisht në vendkalimin kufitarë dhe se pikërisht nga pamje e këtij qyteti fitohet edhe një pasqyrë e përgjithshme e Kosovës.
Unë personalisht ,por edhe ministria të cilën e përfaqësoj do mundohemi që të ju përkrahim në zgjedhjen e këtyre problemeve dhe se do ti adresojmë në ministritë përkatse këto shqetësime tuaj tha më tej z.Petrovic.
MAPL-ja do të vazhdoj të përkrah të gjitha komunat brenda mundësive buxhetore pasi që kërkesat janë shumë të mëdha por edhe shumë të arsyeshme tha ndër të tjerat Zëvendës Kryeministri Petrovic,dhe me këtë rast ne do të përkrahim edhe komunën e Hanit të Elezit me 100.000€ për të implementuar ndonjë projekt sipas prioriteteve dhe se kjo Ministri do të ketë dyert e hapura për të vazhduar bashkëpunimin gjithnjë në përkrahje të Pushtetit Lokal dhe në interes të qytetarëve.
Zyra për Informim