Fjalimi I Kryetarit të Komunës z.Rufki Suma me rastin e Ditë së Dëshmoreve të Komunës së Hanit të Elezit
Të nderuar pjesmarrës të këtij manifestimi.
Jam i nderuar që sotë ju drejtohem juve ne emër te administratës komunale të Hanit të Elezit, Fillimisht dua t’ju përshëndesh dhe t’ju dëshirojë mirëseardhje të gjithë juve që me prezencën tuaj nderoni luftën e lavdishme të UÇK-së e në veqanti nderoni familjet e dëshmorëve Përshëndes ish oficerët, ushtarët dhe invalidët e UÇK-së, gjeneral Shaban Shala, kryetarin e shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së z.Xhavit Jashari, kryetarin e OVL të UÇK-së z.Muharrem Xhemaili, përfaqësuesit e FSK-së, Policisë së Kosovës, struktura komunale, qytetarë dhe mysafir nga vise të ndryshme te Kosovës dhe Maqedonisë,e në veqanti përshëndes familjet e dëshmorëve të cilët dhanë bijtë dhe bijat më të mira vetëm e vetëm që ne të jemi të lire e të pavarur.
Të nderuar pjesmarrës, komuna e Hanit të Elezit sot feston Ditën e Dëshmorëve, kujton 29 gushtin e vitit 1999 kur në Puset e Nikës ishin tubuar mijëra qytetarë nga të gjitha viset shqiptare për ti rivarrosur eshtrat e ushtarëve të vrarë të cilët kishin rënë në fronte të ndryshme të luftës së UÇK-së.
Tetë dëshmorëve të UÇK-së, të cilët pushojnë të qetë në kompleksin memorial të varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës, nga viti 2001 i janë bashkuar edhe 5 dëshmorë të tjerë të kësaj komune të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Të nderuar të pranishëm dëshmorët kishin një ideal, ata ka rënë për çlirim dha bashkim të gjitha trojeve shqiptare, ata kishin luftuar nën flamurin e UÇK-së, flamurin kuq e zi dhe shqiponjën dy krenare, andaj ne duhet të punojmë që amanetin e tyre ta qojmë në vend e të mos ndalemi ne gjysmë të rrugës.
Ne duhet të punojmë dhe të ecim përpara, por asnjëherë të mos e harrojmë të kaluarën tone sepse nëse e harrojmë atë qka na kishte ndodhur para 11 viteve, historia lehtë mund të na përsëritet.
Të nderuar të pranishëm në këtë ditë kur ne po përkujtojmë dëshmorët, kemi edhe një arsye më të madhe të jemi krenarë, sepse sot shpalosim edhe mbishkrimin e shtëpisë së kulturës e cila nga sot do ta mbajë emrin e dëshmorit IMRI CURRI, i cili për lirinë e trojeve shqiptare kishte rënë në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare në prill të vitit 1999.
Urojmë që shtëpia e kulturës e cila do të mbajë tani e tutje emrin e deshmorit Imri Curri, me punën dhe aktivitetet që do të zhvillohen të ngrisë lartë emrin dhe figurën e dëshmorit.
Të nderuar qytetar këtë përvjetor po e shënëjmë edhe me një varg projektesh kapitale për Hanin e Elezit. Është duke realizuaar projekte kapitale për Hanin e Elezit siq janë: asfaltimi i rrugës Hani i Elezit-Gorancë e cila rrugë ishte më problematike në dhjet vjetshin e kaluar. Ky projekt financohet nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Transportit. Projekt tjeter me rëndësi për komunën tone është asfaltimi i rrugës së fshatit Paldenicë e cila po financohet nga Zyra e Komisionit Evropian.. Ky projekt tani më veq është në fazën e fillimit të punimeve. Projekt tjetër me rëndësi për ne është kanalizimi i fshatit Paldenicë i cili projekt është në fazën përfundimtare. Ky projekt është financuar nga Ministria e Pushtetit Lokal. Gjithashtu projekt me rëndësi për Hanin e Elezit është edhe projekti i Ujësjellësit nga prroi i Dimcës i cili është në fazën përfundimtare. Gjithasshtu do të realizohen edhe një varg projektesh të tjera si rregullimi i kanalizimit në disa pjesë të Hanit të Elezit dhe Seqishtës, shtrimi i disa rrugicave me kubëza betoni, rregullimi i shkollës në fshatin Paldenicë e projekte të tjera që gjithësejtë kapin një shumë prej 4 milion e 500.000 euro investime.
Të nderuar pjesmarrës, meqë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit shfrytëzoj rastin që të ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit duke ju dëshiruar agjërim të lehtë.
Vepra dhe shembëlltyra e deshmorëve do të jetë udhë rrëfyes për punën tone, ndërsa puna jonë do të jetë në funksion të realizimit të idealeve dhe idealeve të dëshmorëve
LAVDI dëshmorëve, nderim luftëtarëve, Urime gjithëve Dita e Dëshmorëve.