Pas një varg të aktiviteteve kulturore dhe sportive të organizuar në kuadër të ,,Javës Kulturore“ qytetarët e komunës së Hanit të Elezit me një tubim madhështorë shënuan përvjetorin e 14-të e çlirimit.
Fillimisht këtij manifestimi i parapriu vizita në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës ku përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe komunale, të partive politike ,të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së,përfaqësues të FSK-së dhe Policisë së Kosovë e shumë qytetarë vendosën buqetë lulesh dhe u përkulën para Lapidarit të Dëshmorëve për të nderuar ata të cilët dhanë më të shtrenjtën, dhanë jetën e tyre që sot të festojmë përvjetorët e çlirimit.
Manifestimi qendrorë me këtë rast u mbajt para Shtëpisë ë Kulturës “Imri Curri” ku ishin tubuar mijëra qytetarë për të shënuar këtë datë historike për Komunën e Hanit të Elezit.
Pas intonimit të Himnit Kombëtarë të pranishmëve iu drejtua ish Komandanti i Brigadës 164 “Gafurr Loku”, kryetari i Komunës Rufki Suma i cili pasi përshëndeti të pranishmit tha “ Fillimisht dua të falënderojë zotin që na bëri të mundur të jemi sot këtu për të festuar bashkarisht, shfrytëzojë rastin të përshëndes ata që më së shumti dhanë për këtë ditë, Familjat e Dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, Shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së dhe në veçanti të përshëndes simbolin e rezistencës kombëtarë bacin Adem Demaçin i cili na nderoi me prezencën e tij.
Populli Shqiptarë gjatë tërë historisë përjetoi faza të ndryshme, copëtimin e territorit, pushtuesi serb ushtroi dhunë të pandërprerë mbi popullatën shqiptare gjë që imponoi themelimin UÇK-së me në krye Komandantin Legjendarë Adem Jasharin, e cila me të shpejtë u zgjerua në tërë hapësirën e Kosovës.
Se lufta e UÇK-së nuk kishte karakter lokal por kombëtar u pa me atë se ushtarët e UÇK-së luftuan dhe ranë dëshmorë në fronte të ndryshme të luftës si në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni, ku Hani i Elezit dha gjithsej 13 Dëshmorë .
Nga ajo kohë e deri më sot, u bënë plotë 14 vite që ne festojmë e kremtojmë të lirë por nuk kemi sovranitetin e plotë sepse ende në disa pjesë të Kosovës nuk ushtrohet sovraniteti dhe pushteti i Kosovës, ende një pjesë kontrollohet nga pushtuesi serb, ku në vend se ata kriminel të ndiqen, të kapen e të arrestohen, ata po amnistohen ndërsa çlirimtarët në vend se të festojnë sot bashkarisht me ne, ata po torturohen burgjeve të Kosovës sikurse të ishin kriminel lufte.
Faktori ndërkombëtarë kur ishte në pyetje të shpallë fajtore Serbinë për krime lufte, thoshte se në Kosovë nuk ka pasur luftë ndërsa kur ishte në pyetje lufta e UÇK-së, Komandantët dhe ushtarët e sajë po akuzohen për krime lufte. Si do që të jetë ashtu sikur erdhi qershori i vitit 1999 ashtu do të vije edhe e bashkimit të trojeve shqiptare për të quar në fund amanetin e dëshmorëve të kombit” tha para pjesëmarrësve kryetari Suma.
Me një fjalim tejet emocionues pjesëmarrësve të manifestimit qendrorë iu drejtua edhe simboli i rezistencës kombëtare z. Adem Demaçi. Ai tha se gjatë tërë vuajtjeve nëpër burgjet, kam jetuar me shpresë që një ditë të mos dëgjojë më emrin Jugosllavi. Kishte ditë kur e lutja zotin edhe për vdekje, po nuk më është plotësua. Jetova aq sa të arrijë që të shijojmë lirinë aq të pritur por edhe në këto ditë dikush po vazhdon të na përçajë në mënyra të ndryshme. Paramendoni kur një deputet i kuvendit tonë del nga një qoshe dhe thotë se Skëndebeu nuk është hero i ynë kombëtarë por është i katolikëve.Ata që blihen me para të huaja nuk do t’ja dalin që të na përqajnë. Ne jemi një komb me tri fe dhe për shekuj kemi bashkëjetuar dhe respektuar njëri tjetrin dhe askush nuk guxon që sot të nxit ndarjen mes nesh.
Edhe faktori ndërkombëtarë duhet ta ketë të qartë se kombi Shqiptarë është i durueshëm por edhe durimi ka kufij, lufta e jonë ka qenë e shenjët dhe e pastër dhe askush nuk guxon ta njollos dhe çlirimtarët ti trajtojë si kriminelë.
Juve nxënës ju bëjë apel që të mësoni, studentë që të studioni, punëtorë që të punoni, nga ju punëtorë të institucioneve kërkojë që të punoni në interes qytetarëve dhe interes kombëtarë, por kërkojë edhe nga ju qytetarë që të respektoni udhëheqjen të cilën ju e keni me kryetarin e juaj që ka vë intersin kombëtarë para cilit do interes tjetër tha ndër të tjerat z. Demaçi
Në vazhdim të manifestimit për pjesëmarrësit është prezantuar një program muzikorë me valle dhe këngë nga SH.K.A.”Sharri” nga Hani i Elezit dhe këngëtari i mirënjohur Mahmut Ferati.
Zyra për Informim