Hani i Elezit 11.06.2012
Pas një varg të aktiviteteve kulturore dhe sportive të organizuar në kuadër të ,,Javës Kulturore “ qytetarët e komunës së Hanit të Elezit me një tubim madhështorë shënuan përvjetorin e 13-të të çlirimit.
Fillimisht këtij manifestimi i parapriu vizita në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës ku përfaqësues të institucioneve komunale,partive politike ,të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së vendosën buqetë lulesh dhe u përkulën para atyre të cilët dhanë më të shtrenjtën ,dhanë jetën e tyre që sot të festojmë përvjetorët e çlirimit.
Manifestimi qendrorë filloi me një parakalim simbolik të ish-ushtarëve të UÇK-së të cilët hapën këtë manifestim me intonimin e Himnit Kombëtarë.
Të nderuar të pranishëm.
Fillimisht dua të përshëndes të gjithë ata të cilët na mundësuan që sot të jetojmë dhe kremtojmë të lirë ,ata që më së shumti dhanë për këtë ditë ,Familjet e Dëshmorëve ,invalidët dhe veteranët e UÇK-së, përshëndes Shoqatat e dalura nga lufta,përfaqësues të FSK-së,policisë së Kosovës , institucionet komunale ,tha në fjalën përshëndetëse kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma para mijëra qytetarëve të tubuar para Shtëpisë së Kulturës ,,Imri Curri”.
Sot për të shënuar bashkarishtë këtë përvjetorë të rëndësishëm të Hanit të Elezit me prezencën e tyre na nderuan edhe kryetarët e komunave të Shkupit ,Çair z. Izet Mexiti,Studeniqan z. Fati Hiseni dhe Saraj z. Bekim Murati si dhe Drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë dr. Shefqet Zekolli ,dhe shumë qytetarë anë e këndë Kosovës.
Përvjetorin e 13-të të çlirimit të Hanit të Elezit po e shënojmë në vigjilje të Festës së Madhe Kombëtare 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,100 vjetorin e çlirimit të Shkupit,134 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit,por fatkeqësisht ky përvjetorë na përkujton edhe gjeneralin famëkeq Bozhidar Jankoviq i cili 100 vite më parë ushtrojë dhunë dhe terror mbi popullatën e rrethit të Hanit të Elezit,emrin e të cilit e imponoi regjimi i atëhershëm për këtë vendbanim,por që fatkeqësisht është trashëguar edhe pas lufte si nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare .
Populli Shqiptarë gjatë tërë historisë së sajë përjetoi faza të ndryshme ,copëtime të teritorit,pushtimin dhe dhunën e pandërprerë të regjimit serb gjë e cila imponoi edhe themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të prirë nga Komandanti Legjendarë Adem Jashari e cila me të shpejt u zgjerua në tërë Kosovën përfshirë edhe Hanin e Elezit.
Njësitete e para të UÇK-së për trevën tonë u vendosën në Puset e Nikës, të cilat nga Qershori i vitit 1998 deri më 11 Qershorë të vitit 1999 zhvilluan shumë aktivitete ushtarake dhe për sukseset e treguara dhe masivizimin e sajë nga Shtabi i Përgjthshëm i UÇK-së u themelua Brigada 164 e cila morri emrin e dëshmorit Gafurr Loku.
Se lufta e UÇK-së nuk kishte karakter lokal u pa me atë se ushtarët e UÇK-së luftuan dhe ranë dëshmorë në fronte të ndryshme të luftës si në Kosovë ,Luginë të Preshevës dhe Maqedoni ,ku Hani i Elezit për Çlirimin e trojeve Shqiptare dha 13 dëshmorë.
Nderim për luftarët dhe të gjithë ata që kontribuan për një ditë më të mirë ,Lavdi Dëshmorëve të Kombit ,Fat dhe Urime Ditën e Çlirimit tha në fjalimin e tij kryetari i komunës Rufki Suma.
Në emër të përfaqësuesve të Komunave të Shkupit , qytetarëve të Hanit të Elezit me një fjalë përshëndetëse iu drejtua qytetarëve kryetari i komunës Çair të Shkupit njëherit nënkryetare i BDI-së z. Izet Mexhiti.
Te nderuar qytetarë të Hanit të Elezit.Kemi kënaqësi qe sot të jemi në mesin e juaj në këtë ditë feste për ju ,Ditën e Çlirimit të Hanit të Elezit .Kombi i jonë këtë vit po feston shumë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë,kjo është dëshmia më e mirë se neve na bashkon e shkuara ,na bashkon e tashmja ,por do te na bashkon edhe e ardhmja . Ashtu siç kemi qenë të bashkuar në kohën e luftës së UÇK-së,UÇPMB-se dhe UÇK-së në Maqedoni ,do të jemi të bashkuar edhe në të ardhmen në projekte të përbashkëta për një të ardhme sa më të mirë të përbashkët.
Urojë për këtë përvjetorë të Çlirimit të Hanit të Elezit,uroj për të gjitha të arriturat gjatë kësaj kohe tha ndër të tjerat para qytetarëve z. Mexhiti.
Manifestmi qendor u pasua edhe me një program të pasur muzikore të përgatitur nga SH.K.A ,,Sharri” nga Hani i Elezit dhe këngëtarja e estradës kosovare Lori.
Zyra për Informim