Hani i Elezit 20.03.2012
Përkrahja për Qeverisjen Lokale dhe Decentralizim LOGOS –Projekt i Financuar nga Qeveria Zvicrane dhe implemntohet nga Intercooperation ,Fondacioni për Zhvillim dhe Bashkëpunim, vazhdon të përkrahë komunën e Hanit të Elezit .
Me një solemnitete rasti sot është nënshkruar kontrata për financimin e projektit;
– Rregullimi i trotuarit për këmbësorë prej lagjes së Krasniqëve deri tek shkolla fillore ,,Kështjella e Diturisë” në fshatin Paldenicë
Objektivi i Fondit për Investime tek LOGOS-i është që të përkrah komunat që të tejkalojnë aftësitë e kufizuara aktuale dhe për të investuar në burimet e veta në përmirësimin e shërbimeve dhe iniciativave tjera që kanë si qëllim zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale.
Qëllimi i projektit është që të bashkëfinancojë në rregullimin e trotuarit për këmbësorë si dhe furnizimin e shkollës fillore ,, ,,Kështjella e Diturisë” me Llaptopë në mënyrë që të ofrohen kushte më të mira për banorët dhe nxënësit për të vijuar mësimin në shkollën e fshatit Paldenicë.
Sipas kontratës të nënshkruar, buxheti i përgjithshëm për realizimin e këtij projekti do të jetë 39.693.00 € prej të cilave LOGOSI do të kontribuojë me 31.693.60 €, apo 80% të vlerës së projektit ,ndërsa komuna e Hanit të Elezit do të bashkëfinacojë me 20% të vlerës së projektit apo me 7923,40 €.
Kontratën e bashkëfinancimit e nënshkruan ,në emër të projektit LOGOS, z.Norbert Pijls kordinatorë i projektit, ndërsa në emër të komunës së Hanit të Elezit ,nënkryetari i komunës, Muzafer Dernjani.
Zyra për informim