Hani i Elezit- 06.09.2010
Projekti Zvicër-Kosovë Përkrahje Qeverisjes Lokale dhe Decentralizimit- LOGOS që realizohet nga Fondacioni Zviceran INTERCOOPERATION,dhe Komuna e Hanit të Elezit, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëinvestimit për projektin me fillim të shpejtë në vlerë prej 9.000 euro. Ndërtimi i rrugës për tregun e qytetit e cila kapë vlerën prej 14.495 euro ishte projekti me të cilin komuna e Hanit të Elezit aplikoi në këtë fazë dhe do të mbulon pjesën tjetër të vlerës së projektit në shumë prej 5.495 euro.

Në takimin i cili u organizua sot është bërë edhe promovimi i fazës së dytë të fondit investues të LOGOS-it në të cilën Komuna e Hanit të Elezit do të përfitojë edhe 40.000 euro për ndonjë projekt që do ti plotësojë kriteret e parapara .
Faza e dytë do të zgjasë nga janari 2010 deri në dhjetor 2012. Buxheti është i përbërë nga 3 milion Euro, i ndarë për trajnime të cilat janë të dizajnuara enkas për komuna të caktuara, për këshillime si dhe për bashkëfinancime të projekteve. Qëllimi afatgjatë i fazës së II-të LOGOS-it është: qeverisja lokale dhe reformat e decentralizimit në komunat juglindore të Kosovës janë forcuar duke kontribuar kështu në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe shumetnike si dhe rritje të pjesëmarrjes së qytetarëve.
Projektet janë pjesë të Fondit Investues të LOGOS (1.5 million €) që synon të përmirësoj qasjen dhe cilësinë e shërbimeve publike për qytetarë të komuniteteve të ndryshme, poashtu të ngris aftësitë e menaxhimit me projekte në komunat partnere. Fondet do tu ndahen komunave partnere përmes thirrjeve për propozime gjatë vitit 2010 dhe 2011.
Zyra për Informim