Hani i Elezit 08.11.2013
Njëri ndër partnerët më strategjik të komunës së Hanit të Elezit në katër vitet e fundit,Projekti Zvicër-Kosovë për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim, dhe i zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation, Fondacioni Zvicran për zhvillim dhe bashkëpunim LOGOS vazhdon të lenë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës së Hanit të Elezit.
LOGOSI, përfaqësuar nga z.Norbert Pijls, Menaxher i Projektit dhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma në vazhdën e këtij bashkëpunimi shumë të suksesshëm nënshkruan edhe dy marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e dy projekteve.
Projekti LOGOS Faza kalimtare brenda fondit të vet të Investimeve për vitin 2013 do të mbështesë komunën e Hanit të Elezit në realizimin e projekteve :
–Funksionalizimin e Sallës së Kuvendit të komunës, e clia do të kushtojë 9.980,oo € si dhe
-Gjelbërimi i disa pjesëve të qytetit si dhe rregullimi parkut prapa objektit të komunës së Hanit të Elezi me vlerë prej 9.800,oo €.
Me marrëveshjet e nënshkruara palët janë zotuar se do ti ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ti zbatuar të gjitha aktivitete për realizimi sa më të suksesshëm të këtyre projekteve .
Komuna e Hanit të Elezit sipas marrëveshjes së nënshkruar do të bashkëfinancojë me 20 % koston totale për realizimin e këtyre projekteve si dhe do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e tyre.
Zyra për Informim