Hani i Elezit 07.12.2013
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, priti Liderin i Lëvizjes Vetëvendosje z.Albin Kurtin dhe Kryetarin e porsazgjedhur të Prishtinës z.Shpend Ahmetin.
Udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje uruan kryetarin Suma për rizgjedhjen e tij në mandatin e radhës për kryetarë të komunës së Hanit të Elezit.
Komuna e Hanit të Elezit si komuna me rëndësi të veçantë e Kosovës dhe Prishtina si kryeqendra e Kosovës mundë të gjejnë shumë fusha të bashkëpunimit të ndërsjellë, andaj ky takim është mundësia e mirë që të iniciojmë këtë bashkëpunim. Për Liderin e VV-së, Rufki Suma dhe Shpend Ahmeti janë kryetarët më të mirë të zgjedhur në Kosovë .
Ndërsa sa i përket bashkëpunimit në nivel lokal z.Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon mbi parimet e koalicioneve por mbi parimet e bashkëpunimit dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që respektojnë këto parime.
Kryetari i ri i Prishtinës z.Shpend Ahmetin tha se jemi në Han të Elezit për të uruar Rufki Sumën për rizgjedhjen e tij në krye të komunës së Hanit të Elezit. Kryetari Suma ka dëshmuar përkushtimin e tij që të punojë në interes të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit dhe këtë qytetarët e vlerësuan me votën e tyre. Ai ka theksoi se VV-ja i ka parimet mbi të cilat mundë të bashkëpunojn me z.Sumën si përputhja e programeve në shumë pika të përbashkëta edhe besimi i ndërsjellët .
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma falënderoi mysafirët për këtë vizitë duke uruar njëherit edhe z.Shpend Ahmetin për suksese në qeverisjen e ardhshme me komunën e Prishtinës.Kryetari Suma falënderoi Lëvizjen Vetëvendosje e cila u deklarua publikisht në përkrahje të tij për kryetarë të komunës.
Për sa i përket formimit të qeverisjes së ardhshme të komunës së Hanit të Elezit, kryetari Suma tha se nuk ka pasë as një koalicion parazgjedhorë me as një subjekt politik, mirëpo deklarimi i AAK-së dhe VV-së në përkrahje të tij, moralisht e obligon që me këto dy subjekte të formon qeverisjen e ardhshme, pa përjashtuar edhe subjektet tjera të cilat do të jenë të gatshme të jenë pjesë e bashkëqeverisjes, gjithmonë në interes të banorëve të komunës së Hanit të Elezit.
Zyra për Informim