Shfaqja për fëmijë e autorit Gëzim Hasani, u shfaq sot në Han të Elezit për nxënësit e ciklit të ulët të shkollës fillore, nën interpretimin e shkëlqyeshëm të aktorëve Olisa Basha, Etnike Bogaj, Brahim Basha dhe Butrint Lumi, si dhe me kostumografi të Benita Hasani dhe ndriçim të mjeshtrit Hajrullah Elezi.
Shfaqja përveç karakterit edukativ, kishte edhe elemente të ngjarjeve mistike që gjenden në librat me përralla, por edhe elemente humoristike dhe interaktive, që ndikon në zhvillimin social të fëmijëve me skenën.
Falënderim për shkollën fillore që iu përgjigjën aktivitetit, mësimdhënësve që u përkujdesën gjatë gjithë kohës për fëmijët dhe natyrisht fëmijët që e madhështuan këtë shfaqje me prezencën e tyre.