Hani i Elezit 13.02.2012
I Nderuar kryetar i komunës z.Jenuzi
Në emrin tim personal, të administratës komunale si dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit ,po ju përcjelli ngushllimet më të sinqerta juve dhe përmes juve të gjithë familjarëve Reka që pësuan në këtë fatkeqësi tragjike natyrore.
Dëshirojë që të ju njoftojë se gjatë gjithë kohës kemi bashkëjetuar me juve , qytetarët e komunës suaj,FSK-në,PK-në ,KFOR-in dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këto qaste të vështira dhe me përpjekje mbinjerëzore të ju ndihmohet familjeve të goditura.
Dhembja për vdekjen tragjike për nëntë qytetarët e juaj është edhe dhembja e jonë.
Uroj që të gjeni forcë ju dhe qytetarët e komunës suaj të tejkaloni këtë situatë të vështirë.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit
Rufki Suma
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, me rastin e ngjarjes tragjike në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit ,dërgon letër ngushllimi Kryetarit të Komunës së Dragashit z. Salim Jenuzit