Hani i Elezit 23.10.2014
Lagje Uji i Thart e komunës së Hanit të Elezit bëhet me infrastrukturë urbane. Investim i cili po realizohet nga komuna e Hanit të Elezit ka për qëllim që edhe këtë Lagje ta kompletojë me infrastrukturën e domosdoshme.
Pas rregullimit të rrjetit të kanalizimit në këtë lagje po bëhet shtrimi i rrugëve me kubëza betoni.Ky projekt po realizohet në kuadër të implementimit të projekteve nga lista e projekteve kapitale të planifikuara për vitin 2014.
Vlera e përgjithshme për realizimin e këtij projeti është 22.766.00 € ndërsa implementuesi zotohet se do ta përfundoj sipas afatit të kontraktuar.
Zyra për informim