Hani i Elezit 04.09.2013
Dinamika e zhvillimit dhe implementimit të projekteve të planifikuara për realizim në vitin 2013 në komunën e Hanit të Elezit është në vlugun e sajë të plotë.
Në kuadër të këtyre planifikimeve ishte edhe asfaltimi i segmentit të rrugës nga Lagje Bushi të fshatit Pustenik me rrugën Hani i Elezit –Pustenik.
Në këtë segment rrugorë me gjatësi afër 1000 m dhe me gjerësi prej 3 m filluan punimet për asfaltimin e sajë. Kjo rrugë është aneks kontratë në kuadër të projektit të asfaltimit të rrugës Hani i Elezit- Pustenik.
Kryetari i komunës Rufki Suma dhe kryesuesi i kuvendit Menduh Vlashi ishin të parët që uruan banorët e Lagjes Bushi për rrugën e re, duke shpresuar se me këtë projekt kësaj lagjeje ju janë krijuar kushtet elementare për një jetë normale.
Komuna e Hanit të Elezit me projektet e planifikuar është munduar që investimet të shtrihen në tërë teritorin e komunës dhe secili banorë të përfitojë nga këto investime.Në këtë drejtim këtë projekt e vlerësojmë si pjesë të strategjisë sonë që edhe banorët e kësaj lagje të ndjejnë përkujdesin e komunës së Hanit të Elezit tha z.Suma.
Zyra për Informim