Kompania“Sharcem”Titan Grup- nga Hani i Elezit në kuadër të programit ”Përgjegjësia Shoqërore e Korporatës dhe Qëndrueshmëria, përkatësisht projekti LAB (Laboratori për Aktivitete të Biznesit), është duke dëshmuar që kjo kompania e konsideron zhvillimin e Komunitetit po aq të rëndësishëm sa edhe zhvillimin e vet kompanisë.
Ky projekt prezentoi 20 përfituesit e rij për vitin 2015/16 duke investuar në disa sektorë të bujqësisë dhe duke dhënë shtytje të reja gjenerimit të vendeve të reja të punësë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Në bazë të vleresimit të dokumentacionit të parashtruar, gjendjes dhe potencialit të sipëfaqes për kultivim si dhe vlerësimit nëpërmjet intervistimit te aplikueseve mbi përvojat paraprake, gadishmerin e shprehur për të adresuar kërkesat dhe objektivat e projektit komisioni unanimisht shpall listën e farmereve përfitues duke përkrahur me;
-Furnizimin e dy serave, fidaneve dhe inputeve tjera përcjellëse
-Furnizimin e fidaneve dhe inputeve tjera përcjellëse për ngritjen e tre plantacioneve për kultivimin e mjedrës
-Furnizimin e fidaneve dhe inputeve tjera përcjellëse për ngritjen e tre plantacioneve për kultivimin e dredhëzës
-Furnizimin e pesë farmerë me nga dhjetë shoqëri bletë dhe paisjeve tjera përcjellëse
-Furnizimin e një fermeri me dhjetë lopë qumështore dhe paisjeve tjera përcjellëse
-Furnizimin e fidaneve dhe inputeve tjera përcjellëse për ngritjen e dy plantacioneve për kultivimin e rrushit të tryezës