Sot, nën udhëheqjen dhe përcjelljen e Kabinetit tim qeverisës, u dërguan 25 pensioniste, të përzgjedhura nga Shoqata e Pensionistëve, për një qëndrim 5-ditor rehabilitimi në Spitalin Special për Rehabilitim të Përgjithshëm “Banja e Kllokotit”.
Ato do të përfitojnë nga trajtimi profesional mjekësor dhe fizioterapia, me transport të siguruar nga Komuna.
Ky aktivitet u realizua falë Marrëveshjes së Bashkëpunimit me drejtorin e SSTP “Banja e Kllokotit”, z. Nezir Rexhepi.
Mbështetja për Shoqatën e Pensionistëve do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, si një shenjë kujdesi ndaj një prej kategorive më të ndjeshme dhe të margjinalizuara të shoqërisë sonë.