Hani i Elezit 29.09.2014
Qendra Rajonale e OSBE-së, në kuadër të projektit të Departamentit të Demokratizimit, mbështetje ndër-komunale vizitave për KVRL-në, ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me të rinjët e Hanit të Elezit.
Në këtë tryezë pune ku ishin pjesmarrës kryesuesi i kuvendit të komunës z.Qamush Brava, nënkryetari i komunës Z.Menduh Vlashi dhe anëtarët e Kësillit për Veprim Lolal Rinorë të Hanit të Elezit është diskutuar plani i veprimit për vitin 2015 të të rinjve lokal dhe strategjinë për 2014-2016, si dhe regjistrimi i KVRL-së.
Ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë krijojnë mekanizma të nevojshëm, që duhet të merren më çështjen e implementimit të politikave rinore. Organizatat rinore, KVRL-të në Han të Elezit duhet të jenë pjesë e hartimit të Planit të Veprimit Rinor, por sfidë në vete mbetet angazhimi gjithpërfshirës që ky dokument të implementohet në tërësi u tha në këtë takim.
Ndërsa Artan Binaku nga qendra rajonale të OSBE-së në Gjilan, duke iu drejtua pjesëmarrësve u bëri thirrje atyre që të jenë më aktiv në mënyra të funksionalizimit të rinjve në përgjithësi.. Së fundi, pjesëmarrësit e punëtorisë nxorën konkluzionet dhe rekomandimet për të nisur procedurat e regjistrimit të KVRL-së, në Ministrinë e Administratës Publike dhe të miratimin e planin të veprimit dhe strategjisë për 2014-2016.
Zyra për Informim