– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
–Miratimi i raportit tremujor të shpenzimeve mjeteve buxhetore për periudhën janar-mars 2013
–Shqyrtimi i projekt rregullores për ndarjen e subvencioneve.
–Njoftim për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2012.
–Raporti mbi ecurinë e zgjedhjeve të këshillave lokale në komunën e Hanit të Elezit.
– Pyetje dhe përgjigje.
Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit zgjeroi rendin e punës edhe me dy pika të rendit të ditës dhe atë me :
-Informatë e kryetarit të komunës Rufki Suma mbi zhvillimet në komunë në tremujorin e parë të vitit 2013
-Miratimin i kërkesës së z. Muhamet Kalisit për hapjen e rrugës –zgjerimit të rrugës nëpër disa parcela shoqërore.
Pas miratimit dhe plotësimit të rendit të punës këshilltarëve iu drejtua kryetari i komunës Rufki Suma. Kryetari Suma njoftoi këshilltarët lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit, mbi ecuritë e projekteve të planifikuar si dhe me dinamikën e projekteve të cilët janë në zhvillim e sipër. Ai tha se gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë realizuar ose janë në realizim e sipër disa projekte të cilët janë në përputhje me dinamikën e planifikuar, duke përmendur punimet në rrugën Hani i Elezit –Puset e Nikës, Qendrës për Punë Sociale, rregullimin e shtratit të prockës së Dimcës, Hapjes së Bibliotekës Komunale si dhe projektet të cilat në ndërkohë janë realizuar me Kompanin “Sharrcem” në përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Han të Elezit. Kryetari Suma tha se janë në fazën e tenderimit edhe disa projekte si asfaltimi i rrugëve Dheu i Bardhë – Paldenicë, dhe Rrugës së të përndjekurve, rregullimi i qendrës për shërbim të qytetarëve si dhe disa projekte tjera për të cilat së shpejti do të iniciohen procedurat e nevojshme për implementim.
Në vazhdim këshilltarët komunal pa shumë vërejtje miratuan edhe raportin tremujorë të shpenzimeve të mjeteve buxhetore për periudhën janar-mars.
Shqyrtimi i projekt rregullores për ndarjen e subvencioneve ngjalli debat konstruktiv ndër këshilltarët. Edhe pse kjo kategori buxhetore është e vogël, megjithatë nga këshilltarë kishte propozime të ndryshme për ndarjen e tyre. Projekt rregullorja me propozimet e dhëna do të përcillet edhe për debat publik për të marrë edhe mendimin e qytetarëve.
Këshilltarët u njoftuan edhe me aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2012 si dhe miratuan raportin mbi ecurinë e zgjedhjeve të këshillave lokale në komunën e Hanit të Elezit. Lidhur me raportin mbi ecurinë e zgjedhjeve të këshillave lokale në komunën e Hanit të Elezit para këshilltarëve raportuan Drejtori i Administratës z.Fari Kalisi si dhe këshilltari Qamush Brava njëherit edhe anëtarë të komisionit zgjedhorë. Ata ndër të tjerat than se i tërë procesi zgjedhorë është zhvilluar në frymë demokratike dhe në përputhje me rregulloren e miratuar nga kuvendi i komunës.Këshilltarëve komunal iu drejtua edhe znj. Fatime Rrahmani nga projekti i LOGOS-it e cila ka përkrahur komunën e Hanit të Elezit në implementimin e rregullores për zgjedhjen e këshillave lokale në komunën e Hanit të Elezit. Ajo përgëzoi qytetarët e komunës së Hanit të Elezit për përgjigjeje masive që të jenë pjesë e këtij procesi demokratik si dhe vlerësoi lartë edhe angazhimin e ekzekutivit të komunës për të implementuar këtë rregullore.
Kuvendi i komunës miratoi edhe kërkesën e z. Muhamet Kalisit për hapjen e rrugës –zgjerimit të rrugës nëpër disa parcela shoqërore.
Zyra për informim