Hani i Elezit 26.02.2
Kuvendi i Komunës e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2013 të Kuvendit të Komunës dhe kishte këtë rendë të punës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Miratimi i raportit të punës së kryetarit të komunës për vitin 2012.
- Miratimi i raportit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2012.
- Miratimi i raportit të punës së kuvendit të komunës për vitin 2012.
- Miratimi i propozim vendimit lidhur me bilancet e pa shpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2011 dhe të vitit 2012 në vitin vijues 2013.
- Miratimi i propozim rregullores për barazi gjinore.
- Pyetje dhe përgjigje.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhje e kaluar nga këshilltarët e kuvendit komunal fjalën e morri kryetari i komunës Rufki Suma i cili para këshilltarëve prezantoi në mënyrë të detajuar raportin e punës të ekzekutivit për vitin 2012 duke theksuar se përkundër kufizimeve buxhetore janë arritur të realizohen shumica e projekteve të planifikuara për vitin 2012 duke theksuar se një numër i tyre janë në realizim e sipër dhe në përputhje me dinamikën e planifikuar.
Nga këshilltarët nuk kishte vërejtje në raportin e prezantuar dhe ai u miratua me shumicë votash.
Këshilltarët pa vërejtje miratuan edhe raportin e shpenzimeve buxhetore për vitin 2012 si dhe raportin e punës të kuvendit të komunës për vitin 2012.
Këshilltarë e kuvendit të komunës kërkuan informata shtesë para Miratimit të propozim vendimit lidhur me bilancet e pa shpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2011 dhe të vitit 2012 në vitin vijues 2013 . Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari tha se të hyrat e bartura nga viti 2011 në vitin 2012 kanë qenë 87.958,30€ ndërsa të shpenzuara 82.547,33€ kurse të bartura janë 6.410,97 €.Të hyrat vetanake të realizuara gjatë vitit 2012 kanë qenë në shumë prej 231.379,91€ prej tyre të shpenzuara 169.308,91€ kurse për bartje janë 62.071,40€.
Pra të hyrat vetanake nga vitet 2011 dhe 2012 në total janë 68.481,97€ të cilat barten në vitin 2013 të cilat do të shpërndahen në kategori ekonomike paga dhe mëditje 153.18€,mallra dhe shërbime 9.700,00€ subvencione dhe transfero 5.721,00€ dhe shpenzime kapitale 52.907,19€.
Miratimi i propozim rregullores për barazi gjinore u miratua unanimisht pasi që kjo rregullore i kishte kaluar të gjitha procedurat e nevojshme si në KPF dhe debat publik dhe në të cilën ishin të përmbledhura të gjitha komentet dhe propozimet e dhëna për plotësimin e sajë.
Zyra për Informim
013