Hani i Elezit 30.10.2012
Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2012.
Këshilltarët e kuvendit komunal kishin për rend të punës ;
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Miratimi i planit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2012.
- Miratimi i planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2012.
- Informatë mbi punën dhe suksesin e nxënësve në gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollorë 2011/2012.
- Miratimi i kërkesës së z. Burhan Kuka për shfrytëzimin e parcelës 695 për ndërtimin e një miniferme të dhijëve.
- Miratimi i propozim vendimit për heqjen e shpenzimeve të varrimit.
- Miratimi i kërkesës së firmës SH.P.K ,,Prague Metal” për dhënien e pëlqimit për hulumtim të xehes Fe-Ni
- Pyetje dhe përgjigje
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhje e kaluar ,udhëheqësi i grupit të këshilltarëve të PDK-së Mirsad Shkreta kërkoi nga kryesuesi qe kuvendi i komunës, pare se të debatohet për Plani i kryetarit të komunës për vitin 2012 të shqyrtohet raporti i punës se kryetarit për vitin 2011.
Duke iu përgjigjur kësaj kërkese ,kryetari i komunës Rufki Suma tha se ,për të bërë një raportë të tërësishëm dhe të plotë të punës së ekzekutivit për vitin 2011,përfundimisht me 31 dhjetorë,tashme jemi duke e bërë dhe se do të jetë gati për seancën e radhës ,mirëpo nuk kemi dashur asesi që vitin ta fillojmë pa planin e punës të cilin tashmë e kemi prezantuar para jush,që konsiderojmë se është edhe në përputhje me ligjin.
Pas këtyre shpjegimeve këshilltarët vazhduan me analizën e planit të prezantuar të punës së kryetarit për vitin 2012, i cili me disa vërejtje dhe propozime për plotësime edhe u miratua me shumice votash.
Këshilltarët me shumicë votash miratuan edhe planin e punës së kuvendit për vitin 2012.
Burhan Kuka qytetarë i komunës së Hanit të Elezit para këshilltarëve prezantoi planin e tij për ngritjen e një miniferme të dhijëve.Ai me këtë rast tha se plani i tij është edhe në pajtim me strategjinë zhvillimore të komunës në segmentin e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe zvogëlimin e papunësisë në komunë dhe se marrja në shfrytëzim të kësaj parcele do ti mundësonin investim të një shume prej afro 500.000.oo euro.
Pas këtij arsyetimi kuvendi komunës unanimisht vendosi që ti epet në shfrytëzim kjo parcele kërkuesit Burhan Kuka dhe se një komision i komunës do të përcjell ecurinë e investimeve.
Para këshilltarëve sot ishte edhe kërkesa e firmës SH.P.K,,Prague Metal” për dhënien e pëlqimit për hulumtimin e xehes Fe-Ni. Përfaqësuesi i kësaj firme para këshilltarëve tha se kompania në fjalë e cila ka treguar interes për të hulumtuar xehen e Hekurit në zonën e Seqishtës- Krivenikut , është një kompani e njohur nga Çekia.Sipas tij kjo, kompani tashmë ka bërë disa hulumtime ne pjesë të ndryshme të Kosovës dhe se ka filluar edhe eksploatimin e saj. Interesi i kësaj kompanie për momentin është vetëm hulumtimi i sasive të mundshme të kësaj xehe në këtë pjesë të komunës .
Pas një mori pyetjesh rreth kësaj firme si dhe me implikimet e mundshme në mundësit zhvillimore të komunës ,këshilltarët vendosën që kësaj firme të i epet leja për hulumtime.
Këshilltarët e komunës miratuan e dhe kërkesën e kompanisë ,,Sharrcem ‘’ për ndërrim të destinimit të tokës.
Pikën që në veçanti e debatuan këshilltarët ishte propozim vendimi për heqjen e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Hanit të Elezit.
Edhe pse në parim të gjitha grupet e këshilltarëve ishin shumë dakord që të merret ky vendim,megjithatë kishte ide dhe propozime të ndryshme se cili do të ishte modaliteti më i mirë i këtij kompensimi .
Ajo që në veçanti u debatua ishte që ky vendim mos të implikoj në as një mënyrë institucionin e Komunës së Hanit të Elezit në raportin e Bashkësisë Islame me qytetarët, duke e cilësua këtë vendim vetëm si një ndihmë të drejtpërdrejt për familjet me raste mortore ,dhe të cilat do ti paguhen Bashkësisë Islame për kryerjen e shërbimeve të varrimit.Pas një debati të frytshëm këshilltarët me shumicë votash e miratuan edhe këtë vendim.
Mbledhja e parë e kuvendit të komunës për vitin 2012 kishte edhe një risi teknologjike,pasi që është realizuar monitorimin nga MAPL-ja me sistemin e Teleprezencës .
Zyra për Informim