Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen njëmbëdhjetë të rregullt për vitin 2016.
Kuvendi i komunës për rendë të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Miratimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ndërmarrjen publike lokale NPL”Pastrimi” Sh.A-Hani i Elezit.
3.Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të projekt rregullores për Transparencë.
4.Shqyrtimi i informatës mbi ndarjen e subvencioneve në bujqësi.
5.Shqyrtimi i informatës mbi gjendjen në shëndetësi.
6.Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të rregullores për taksa, tarifa dhe gjoba komunale.
7.Shqyrtimi i Rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve
7. Pyetje dhe përgjigje.
Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava, ndërsa në emër të ekzekutivit prezent ishin Kryetari i Komunës Rufki Suma si dhe Drejtorët e Drejtorive të komunës së Hanit të Elezit.
Kuvendi i komunës miratoj propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10,000.00 € (dhjetë mijë euro) për ndërmarrjen publike lokale NPL”Pastrimi” Sh.A –Hani i Elezit pas arsyshmërisë që kjo shumë të cilësohet si kapital themeltar fillestarë i kësaj ndërmarrje.
Kuvendi i komunës pas shqyrtimit të projekt rregulloreve për Transparencë, Shqyrtimi të rregullores për taksa, tarifa dhe gjoba komunale si dhe Rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve vendosi që të njëjtat të përcillen për debat publik me qytetarët.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural këshilltarëve iu prezantoi informatës mbi ndarjen e subvencioneve në bujqësi ndërsa Drejtoria për Shëndetësis dhe Mirëqenies Sociale informatën mbi gjendjen në shëndetësi .