Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2015 dhe për rendë të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kauar.
2.Miratimi i rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa administrative.
3.Miratimi i Raportit të punës së komitetit për komunitete për vitin 2014
4.Miratimi i Raportit të punës së tri Komiteteve Konsultativ për vitin 2014
5. Shqyrtimi i njoftimit për aktivitetet e KKSB-së për vitin 2014.
6.Shqyrtimi i njoftimit për aktivitetet këshillave të fshatrave të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2014.
7.Miratimi i propozim vendimit për këmbimin e pronës komunale me pronën e bashkësisë së fesë islame.
8.Shqyrtimi i kërkesës së grupit parlamentarë të PDK-së
9.Pyetje dhe përgjigje.
Me punën e kuvendit të komunës udhëheqi kryesuesi i kuvendit z.Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit prezentuan nënkryetari i komunës z.Menduh Vlashi dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komuës së Hanit të Elezit.
Para miratimit të rendit të ditës, duke iu referuar shkresës informuese nga MAPL-ja lidhur me kërkesën e PDK-së, shqyrtimi i kërkesës së grupit parlamentarë të PDK-së u hoq nga rendi i ditës.
Seanca filloi me miratimin e procesverbalit pa vërejtje nga këshilltarët.
Miratimi i rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa administrative u vlerësua se i ka kaluar të gjitha proceduarat e parapara me Ligj dhe se e njejta iu prezentua këshilltarëve për miratim.Në debatin e zhvilluar, këshilltarëve iu prezentuan edhe propozimet e dalura nga debati publik me qytetarët për të cilat këshilltarë vendosën që të votohen një nga një. Në përfundim të debatit rregullorja është miratuar me shumicë të votave të këshilltarëve të kuvendit të komunës.
Miratimi i raportit të punës së komitetit për komunitete për vitin 2014, Miratimi i raportit të punës së tri Komiteteve Konsultativ për vitin 2014, Shqyrtimi i njoftimit për aktivitetet e KKSB-së për vitin 2014, Shqyrtimi i njoftimit për aktivitetet këshillave të fshatrave të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2014, nga këshilltarët u miratuan pa vërejtje.
Miratimi i propozim vendimit për këmbimin e pronës komunale me pronën e bashkësisë së fesë islame u mirëprit nga këshilltarët si iniciativë e qëlluar me të cilën do të rregullohen aspektet pronsore-juridike ndërmjet këtyre subjekteve publike në interest të përbashkët të palëve.
Në pikën e fundit të rendit të ditës, pyetje dhe përgjigje, përsëri është inicuar debati lidhur me transmetimin e drejtëpërdrejtë të seancave të kuvendit.
Disa nga këshilltarët e kuvendit të komunës insisituan që ekzekutivi të bëjë një zgjedhje teknike e cila do të mundëson që seancat e kuvendit të komunës të transmetohen drejtpërdrejt në ndonjë medium publik, ndërsa nënkryetari i komunës Menduh Vlashi tha sipas ofertave të marra, kostoja e një transmetimi është e kushtueshme për buxhetin e komunës dhe se për këtë mundë të bisedohet gjatë rishikimit të buxhetit atëher kur kuvendi do të ndanë mjetet e nevojshme për këtë projekt.Megjithatë u vendos që në seancën e radhës kjo qështje të hyjë në rendë të ditës.
Zyra për informim