Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2024
Kuvendi për rend të punës shqyrtoi:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Kërkesa e z.Endrit Curri për ndërrim destinim të pronës.
- Kërkesa e z.Faton Curri për ndërrim destinim të pronës.
- Informatë mbi mbrojtjen e mjedisit.
- Raporti i tubimit zgjedhorë për përzgjedhjen e këshillit lokal të Hanit të Elezit, Uji Thartë, Lagjja e Re, Laç dhe Dimcë.
- Të ndryshme.
Me punën e Kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit ishte nënkryetari i komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive të komunës.