Kuvendi i komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2016.
Këshilltarët e kuvendit të komunës për rendë të ditës shqyrtuan:
1. Betimi i anëtares së re të kuvendit të komunës znj.Elona Daci
2.Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar
3.Miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2016.
4.Shqyrtimi i njoftimit mbi formimin e grupit punues për hartimin e planit të veprimit për proces transparent të buxhetit.
5.Informatë mbi performancën e buxhetit të komunës.
6.Informatë mbi mbrojtjen e mjedisit
7.Shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për “Javën Kulturore” 2016.
8.Shqyrtimi i informatës mbi qarkoren buxhetore të MF-së.
9.Të ndryshme.
Me punën e kuvendit të komunës udhëhoqi kryetari i kuvendit Qamush Brava, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent kryetari i komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.
Para fillimit të procedimit të rendit të ditës znj.Elona Daci dhe betimin solemn si anëtare e re të kuvendit të komunës.
Drejtori i Drejtorisë për buxhet dhe financa Shabi Rexhallari para këshilltarëve prezentoi propozim vendim për rishikimin e buxhetit për vitin 2016 Ai tha se në bazë të shkresës së Ministrit të Financave, për instruksionin e dhënë me datën 16.05.2016, për rishikim të buxhetit për vitin 2016, Komuna e Hanit të Elezit ka bërë të gjitha përgatitjet për rishikim të buxhetit për vitin 2016, në kategorinë ekonomike të shpenzimeve kapitale. Rishikimi i mjeteve në total është në shumë prej 30,292.00 €.
Kuvendi i komunës miratoi propozim vendimin me të cilën formohet grupi punues për hartimin e planit të veprimit për procesin trasparent të buxhetimit në komunën e Hanit të Elezit. Detyrat e grupit punues do të kenë për qëllim të realizojnë një proces sa më transparent të buxhetimit në komunën e Hanit të Elezit, i cili do të jetë konkret, i saktë dhe në suaza të ligjeve në fuqi.
Këshilltarët pa vërejtje miratuan propozim Vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për “Javën Kulturore” 2016 në Komunën e Hanit të Elezit në vlerë prej 4.892,25 €.
Drejtori i drejtoris për urbanizëm, kadastër dhe mbrojtje te mjedisit prezentoi Informatën mbi mbrojtjen e mjedisit.Ai tha se komuna e Hanit te Elezit në vazhdimësi përcjellë dhe ndërmerr masa për parandalimin dhe përmirësimin e gjendjes mjedisore si: ndalimi i hedhjes së mbeturinave, pengimi i ndotjes së lumenjve,ndotjes së ajrit,tokës si dhe kontrollimi i gurthyeseve dhe ndotësve tjerë lidhur me veprimtarinë e tyre në harmoni me ambientin e pastër në tërë territorin e Komunës. Ai tha se bazuar në të dhënat nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ( IHMK) gjatë vitit 2015 ka pasë pasë për 45 ditë tejkalim të normave të emitimit të grimcave . Ndotësi kryesor i ajrit në Komunën e Hanit të Elezit është fabrika e çimentos“Sharrcem”. “Sharrcem”në vitet paraprake ka ndërmarr masa për përmirësimin e ndotjes së ajrit duke vendosur filtrat të cilët kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e gjendjes në qytetin e Hanit të Elezit.