Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2016.
Me punën e kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Qamush Brava, ndërsa nga ekzekutivi prezantuan Nënkryetari i Komunës z.Menduh Vlashi dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.
Këshilltarët e kuvendit të komunës së Hanit të Elezit me propozime konkrete miratuan:
-Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar
-Shqyrtimi i raportit të punës të kryetarit të komunës për periudhën Janar-Dhjetor 2015.
-Miratimi i raportit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2015.
-Miratimi i raportit të punës të kuvendit të komunës për vitin 2015
-Miratimi i propozim vendimit për bartjen (rialokimi) e buxhetit të pashpenzuar nga viti i kaluar në vitin aktual.
– Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të rregullores për organizimin e komunës me këshillat e fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.
-Shqyrtimi i informatës mbi suksesin e arritur të nxënësve të SHFMU dhe SHFML në fundë të gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollorë 201516
-Shqyrtimi i revidimit të planit për menaxhimin e mbeturinave.
-Shqyrtimi i strategjisë komunale për personat me aftësi të kufizuar 2016/2019.
-Miratimi i kërkesës për transferimin e pëlqimit të Kompanisë “Guri i Bekuar”në Kompanin “Preni”
-Miratimi i “Marrveshjes së Bashkëpunimit” me Caritas-in
