Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2014.
Kuvendi në seancën e fundit për vitin 2014 për rendë të ditës shqyrtoi:
–Miratimin e procesverbalit nga mbledhje e kaluar
— Miratimi i plotësim-ndryshimit të statutit të komunës
– Miratim i plotësim ndryshimit të rregullores për ndarjen e bursave për studentë në komunën e Hanit të Elezit
– Miratimi i Planit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2015
– Shqyrtimi i Draft Planit tre vjeçar të banimit në komunën e Hanit të Elezit
– Miratimi i propozim vendimit për themelimin e ndërmarrjes publike
– Pyetje dhe përgjigjeje.
Me kërkesë të ekzekutivit të komunës dhe me propozim të kryesuesit të kuvendit z.Qamush Brava kuvendi e plotësoi rendin e ditës edhe me:
-Propozim vendimin për shpalljen me interes të përgjithshëm të pjesës së parcelës Nr.1144-0
– Propozim vendimin për shpalljen me interes të përgjithshëm të pjesës së parcelës Nr.179-0
-Rregullim i parcelës të shkollës fillore “Veli Ballazhi” paralelja në fshatin Rezhancë .
Në seancën e kuvendit ishte prezent edhe kryetari i komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar kuvendi shqyrtoi plotësim-ndryshimin e statutit të komunës. Fari Kalisi, drejtorë i administratës tha se plotësim-ndryshimet e propozuar janë rezultat i udhëzimeve administrative si dhe akteve tjera me të cilat do të harmonizojmë statutin e komunës.
Kuvendi me disa propozime konkrete miratoi plotësim-ndryshimin e statutit të komunës.
Këshilltarë e kuvendit të komunës miratuan edhe plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave për studentë në komunën e Hanit të Elezit. Me qëllim të zbatimit sa më të mirë të kësaj rregullore ajo u plotësua me disa propozime konkrete të cilat u miratuan nga kuvendi.
Kryetari i Komunës Rufki Suma para këshilltarëve të kuvendit të komunës prezantoi planin e punës për vitin 2015. Kryetari Suma tha se jemi angazhuar që ku plan të miratohet në këtë seancë në mënyrë që me fillim të vitit ta kemi miratimin e juaj për objektivat e planifikuar për vitin 2015.
Kryetari Suma në pika të shkurta prezantoi para këshilltarëve objektiva e ekzekutivit të cilat janë edhe aktivitete në kuadër të drejtorive përkatëse sipas natyrës së problematikave që gërshetojnë këto objektiva dhe të cilat njëzëri u përkrahën nga këshilltarët.
Kuvendi i komunës shqyrtoi dhe miratoi Draft Planin tre vjeçar të banimit në komunën e Hanit të Elezit.
Muzafer Dernjani, Drejtorë i DSHMS-së në arsyetim të këtij propozimi tha se qëllimi i hartimit të Programeve Tre vjeçare të Banimit në komunën Hani i Elezit është adresimi i çështjeve të banimit në territorin e komunës së Hani i Elezit bazuar në politikat qendrore të banimit, së pari duke bërë analizën e të gjitha të dhënave analitike e statistikore që paraqesin situatën faktike të banimit dhe nevojave në te ardhmen duke u bazuar ne analizën e trendeve, të rritjes së popullsisë, rritjes ekonomike. Edhe pse komuna e Hanit të Elezit ka buxhet shumë të kufizuar për të bërë ma shumë në këtë drejtim, është me rëndësi që nga ky plan të Identifikojmë pasqyrën reale të problemeve në komunën Hani i Elezit, që kanë të bëjnë me çështjen e banimit .
Kuvendi i komunës njëzëri miratoi edhe propozim vendimin për themelimin e ndërmarrjes publike.
Kryetari i komunës Rufki Suma tha se miratimi vendimit paraprak për themelimin e ndërmarrjes publike lokale të komunës Hani i Elezit do të mundësoj inicimin e procedurave tjera për themelimin e kësaj ndërmarrje e cila bazohet në Ligjin për ndërmarrje Publike, përkatësisht neni 6 thotë që komunat kanë të drejtën për të krijuar ndërmarrje publike lokale në pajtim me kriteret e përcaktuara me akt nën-ligjor të Qeverisë. Kriteret duhet të përfshijnë kërkesa të arsyeshme për qëndrueshmëri operacionale
Kuvendi njëzëri miratoi edhe Propozim vendimin për shpalljen me interes të përgjithshëm të pjesës së parcelës Nr.1144-0 dhe 179-0, si dhe Rregullimin e parcelës të shkollës fillore “Veli Ballazhi” paralelja në fshatin Rezhancë.
Zyra për Informim